back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeU zgjodh pak ditë më parë- Ministria e Arsimit anulon vendimin për...

U zgjodh pak ditë më parë- Ministria e Arsimit anulon vendimin për Drejtorin e Institutit Albanologjik të Kosovës

Të ngjajshme

Platforma “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga Komuna e Prishtinës për mbajtjen e marshit më 17 shkurt

Platforma qytetare Liria ka Emër njofton opinionin publik se ka siguruar...

Bëhen 6 vite nga vdekja e Kobe Bryant

26 janari i vitit 2020 ishte një ditë tragjike...

Janë të kënaqur me sulmuesin, Bayerni nis bisedimet me Harry Kane

FC Bayern Munich ka filluar zyrtarisht bisedimet me Harry...

Policia e shpallë në kërkim këtë person të dyshuar për vjedhje (Video)

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor...

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në detyrë, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është anuluar vendimi për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës.

Nagavci tha se Ministria në bazë të kompetencave të saj ka për obligim të sigurojë respektimin e legjislacionit në fuqi, transmeton lajmi.net.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bazë të kompetencave të saj, ka për obligim të sigurojë respektimin e legjislacionit në fuqi. Në këtë linjë, për shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore gjatë procesit të zgjedhjes, kemi anuluar vendimin për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës”.

Ajo tha se Këshilli Drejtues obligohet që pa vonesë të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për caktimin e ushtruesit të detyrës dhe shpalljen e konkursit.

“Si Ministri e Arsimit, mbesim të përkushtuar ndaj respektimit të legjislacionit dhe parimit të meritokracisë. Të gjitha shkeljet e adresuara në këtë vendim janë serioze dhe, për këtë arsye, do të procedohen më tej në organet kompetente”.

Ndryshe më 22 dhjetor është bërë pranim-dorëzimi zyrtar i detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik-Prishtinë. Ushtruesja e deritashme e detyrës së drejtoreshës së IAP, Meliza Krasniqi, ia dorëzoi detyrën Naim Berisha, i cili nisi mandatin e tij katërvjeçar si drejtor i IAP.

Naim Berisha është këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik në Prishtinë nga viti 2008, në Degën e Gjuhësisë.

Gjatë kësaj periudhe kohore ka kryer disa detyra: Shef i Degës së Gjuhësisë (1.9.2019 -1.9.2023); Anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik (1.11.2019 – 31.10.2023); Anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit Albanologjik 2016-vijon; Anëtar i Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe (që nga 21 shkurt 2020); Anëtar i redaksisë së revistës “Gjurmime Albanologjike” (numrat 49, 50, 51, 52); Anëtar i Këshillit Kombëtar Shkencor i Projektit “Gjuha Shqipe dhe Kompjuteri (2020-2021); Fjalori i Madh i Gjuhës shqipe – Përgjegjës për kartotekën e leksikut në Kosovë; Fjalori i Madh i Gjuhës shqipe – Hartues.

Fushat e tij të studimit janë: leksikologjia, leksikografia, dialektologjia, sociolinguistika, kultura e gjuhës e të tjera.

Ka qenë i angazhuar si asistent dhe ligjërues në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës dhe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prizrenit. Veprimtaria e tij shkencore dhe arsimore numëron tetë libra të botuar (botime shkencore, tekste shkollore); tetëdhjetë e tri njësi bibliografike – studime, trajtesa, artikuj, recensione etj./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz