Marrëveshja e arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe të Amerikës dhe Bashkimit Europian me 27 vende anëtare ka gëzuar Gjermaninë, një nga prodhuesit më të mëdha të automobilave, ekonomia e së cilës do të prekej rëndë në rast se hynin në fuqi tarifat ndëshkuese të Trump.
Kancelari gjerman Friedrich Merz e përshëndeti i pari marrëveshjen tregtare.
“Është një zhvillim pozitiv që BE dhe SHBA arritën një marrëveshje për tarifat,” tha Merz, duke theksuar se me të “u shmang një përplasje tregtare që do të ndikonte rëndë ekonominë gjermane, veçanërisht sektorin e automobilave.”
Pavarësisht nga sa u arrit Merz la të kuptohet se Gjermania nuk do të ndalet me kaq. “Do të vazhdoj të kërkoj uljen e tarifave dhe eliminimin e barrierave tregtare, përfshirë edhe marrëveshje të tjera tregtare”, citohet të ketë thënë ai sipas Reuters.
Nëse do të hynin në fuqi tarifat prej 30% për eksportet europiane drejt Shteteve të Bashkuara, për Shoqatën Gjermane të Makinerive dhe Inxhinierisë mund të rrezikohej ekzistenca e shumë ndërmarrjeve./TCH