back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeU përmend në Speciale nga ish-këshilltari i NATO-s, flet Xhavit Haliti: Unë...

U përmend në Speciale nga ish-këshilltari i NATO-s, flet Xhavit Haliti: Unë jo, por ai e di se sa i rëndësishëm kam qenë

Të ngjajshme

Nuk u eliminua, Toney nis ditën nga shtëpia Kapsulë!

Tash e disa ditë, Toney gjendet në shtëpinë Kapsulë. “Vetmia”...

Rukiqi: Qe pse Hekurani s’po e tregon të vërtetën

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Berat Rukiqi...

Kosova pranon armatim kundërtank nga Gjermania

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania, konkretisht...
- Advertisement -

Emri i ish-deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti ka qenë tejet i përmendur në dëshminë e ish-këshilltarit të Komandantit të Forcave të NATO-s, Wesley Clark, John Duncan.

Me këtë rast kur është paraqitur Xhavit Haliti, Duncan u shpreh se ka qenë një person me interes të veçantë për ta.

Në fotografinë e shfaqur të Halitit me disa nga komandantët e UÇK-së, Duncan fillimisht tha se po hyhet në një çështje shumë të ndjeshme dhe se bëhet fjalë për një person me interes të veçantë për ta.

“Unë e di kush është ky zotëri, dhe ai është një person me interes të veçantë për ne, ka qenë, por nuk jam i sigurt nëse jam i përgatitur ose i aftë ta zbuloj kush ishte ai”, tha Duncan.

Në lidhje me këtë, lajmi.net ka kontaktuar me Xhavit Halitin. Fillimisht në pyetjen për emrin që iu përmend në Hagë, ai tha shkurt: “S’ka asgjë të keqe“.

Tutje, Haliti foli për deklaratën e Duncan që tha se Haliti ka qenë person me interes të veçantë.

Nuk e di. Ai e di. Nuk e di, nuk e di sa i rëndësishëm kam qenë.“, tha Haliti në prononcimin e tij./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz