Ramosaj shpreh ngushëllime për Veton Kastratin, që humbi jetën në aksident trafiku sot në Klinë
dp

Lexo edhePërparim Rama e kthen në funksion Galerinë e Qytetit: Rikthim i kujtesës tonë kulturore, së shpejti ekspozita

Ai ka shprehur ngushëllime për familjen Kastrati, të afërmve dhe bashkëvendësve.
“Urojmë që Zoti t’ju japë forcë dhe durim për këtë dhimbje të rëndë”, ka shkruar Ramosaj.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Zajm.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy persona.
“Si pasojё e aksidentit, dy persona kanё ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjёs, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa dy persona tё lënduar janё dёrguar me autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor”,thuhet nga Policia e Kosovës.

Lexo edhePërparim Rama e kthen në funksion Galerinë e Qytetit: Rikthim i kujtesës tonë kulturore, së shpejti ekspozita
Në këtë aksident të përfshira ishin një kamion, një kombi dhe një veturë me targa vendore, transmeton lajmi.net.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupat e pajetë tё viktimave dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.