U përmend në një intervistë si i dyshuar për krime lufte, inicion rast në Polici për kanosje
dp

Lexo edheATK nis kontrolle në dasma dhe ahengje, në fokus këngëtarët, fotografët e sallat

Sipas njoftimit, më 24 korrik 2026, personi me inicialet Sh.B. është paraqitur në Stacionin Policor në Prizren, duke pretenduar se pas publikimit të një interviste në media, në të cilën ai është përmendur si i dyshuar për krime lufte, është ndier i kanosur, raporton lajmi.net
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Kanosje”.
Policia ka bërë të ditur se personi ndaj të cilit është paraqitur ankesa, me inicialet E.SH., është ftuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit të tij.

Lexo edheATK nis kontrolle në dasma dhe ahengje, në fokus këngëtarët, fotografët e sallat
Pas përfundimit të intervistimit dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është proceduar si “Kanosje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka njoftuar se për informacione shtesë lidhur me këtë rast, publiku duhet t’i drejtohet prokurorisë kompetente./Lajmi.net/