Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati pritet të bëhet me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.
Indeksonline merr vesh se futbollisti tashmë është duke nënshkruar me Vllazninë e Shkodrës dhe gjendet në ambientet e klubit, shkruan Indeksonline

Por, gjithashtu mësojmë se Kastrati ishte nisur drejt Shqipërisë për të firmosur me KF Tiranën – por marrëveshja u prishë në momentet e fundit.
Tashmë ish-lojtari i Dinamo Zagrebit për herë të parë do të luajë në Superioren e Shqipërisë.
Ai kishte oferta edhe nga skuadrat e mëdha nga Rumania, por zgjodhi Shqipërinë./Indeksonline/