A u largua Smakiqi nga PDK për t’ju bashkuar NISMËS për Kosovën
Xhevdet Smakiqi nga sot është anëtari më i ri i Nismës për Kosovën. Ditë më parë Smakiqi pat dhënë dorëheqje nga anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, duke numëruar edhe arsyet e dorëheqjes nga PDK-ja.
Për aderimin e tij në NISMËN për Kosovën ai shkruan:
ADERIMI NË NISMA PËR KOSOVËN !
Unë sot jam i nderuar dhe i motivuar maksimalishtë qe po i bashkohem konceptit të dikrushëm në ish subjektin tim dhe po e ri gjej atë në NISMA për Kosovën.
Aderimi im në NISMA është lëvzije e imja e natyrshme që përputhet plotësishte me pikpamjet e mia politike si e vetmja alternativë se për Kosovën e fortë ofertë politke është Social -Demokracia si prorgram dhe ideolgji politike.
Nisma për Kosovën është subjekt i ri por me qëllime e ideale të kahmotëshme për një Kosovë të fortë, e qe brumosën në rrugtimin politik të themeluseve të saj Kryetarit Fatmir Limaj dhe Kryetarit të Këshillit Kombëtar Jakup Krasniqit .
Objektivat pse ju bashkova bash Nismes janë që të punoj për :
Një Shtet të fortë të së Drejtës
Qyetetar me mirëqenie dhe dinjitet
Lexo edheLladrovci: Ne e bëjmë ndryshimin në Drenas
Një sistem shtetëror që të çëndroi mbi çdo individ
Për një shoqëri barabartë që qytetari te ketë qasje te barabartë në realizim të drejtave qe i takojnë , e jo siç sot indivdi ka fuqinë e pa kontrolluar të realizoi ambiciet e tij apo të grupit duke zhvlersuar sistemin shtetëror e të drejtësisë.
Ju bashkova Nismës Per Kosovën, duke qenë i bindur se po e vazhdoj idealet dhe vlerat e dikurshme kur ishim se bashku e të cilat në subjketin nga erdha u shuan u u injoruan ideale të cilat atje me nuk ekzisistojnë.
Jam i bindur se duke njohur dhe bashkëvepruar me Liderin e Nismës Kryetarin Fatmir Limaj, unë do ta gjej hapesirën time të mjaftueshme që pikpamjet e mia politike indivuduale të jenë në dobi të Nismës, programin e saj dhe ndikimit të kësaj plaftorme në foricimin e Shtetit të së Drejtës dhe mirqeniës qytetare.
Duke vërjetur qasjen korrekte të Nisma për Kosovën,demokracinë e brendëshme qe e kultivon lidershipi saj, respektimin e mendimit ndryshe dhe debatit, mua do të me mbajë shumë aktiv në kontributin tim brenda Nismës.
Faleminderit Kryetarit Fatmir Limaj për mirëpritjen time !
Ju faleminderit të gjithëve!














