U largua nga PS një javë më parë, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranë
dp

Lexo edheTenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit

Pas largimit të saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, deputetja Marjana Koçeku është parë duke iu bashkuar protestës që është zhvilluar në kryeqytet.
Koçeku kishte njoftuar më 14 qershor, përmes një deklarate në rrjetet sociale, se po shkëputej nga shumica parlamentare që e kishte mbështetur në zgjedhje dhe e kishte çuar në Kuvend, raporton TOP Channel.
Një ditë pas këtij njoftimi, ajo publikoi në rrjete sociale simbolin e flamingos, i cili është kthyer në një shenjë të njohur të protestave që po zhvillohen prej disa javësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Lexo edheTenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit