BallinaLajmeLajmet e FunditU ekstradua nga Abu Dabi, lihet në burg Denis Bajri

U ekstradua nga Abu Dabi, lihet në burg Denis Bajri

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Dy ditë pasi zbarkoi në Rinas me pranga në duar, Gjykata e Posaçme vendosi ta lërë në burg Denis Bajrin.

Tashmë Dubai nuk është më streha e sigurtë për ata që tentojnë ti shpëtojnë drejtësisë Shqiptare.

KUSH ËSHTË DENIS BAJRI?

Denis Bajroviç, i njohur me mbiemrin Bajri, person në kërkim për vrasje u ekstradua këtë të mërkurë ng Emiratet e Bashkuara Arabe!

Ky është momenti kur ai u rikthye në Tiranë me pranga në duar pas arratisë disa vjeçare.

Në aeroportin e Rinasit e pritën forcat speciale RENEA që më pas e dërguan në qelitë e paraburgimit ku do të presë përballjen me drejtësinë

Denis Bajroviç konsiderohet nga SPAK si person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i akuzuar për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

Një nga akuzat ndaj 37-vjeçarit është ajo për vrasjen e Gjin Ndojit Në 9 gusht të vitit 2020 në Shkodër.

Kanë qenë bisedat në aplikacionin sky që kanë zbuluar detaje mbi ngjarjen e asaj kohe, duke e shtyrë Prokurorinë e Posaçme në zbulimin e fakteve dhe shkaqeve të ngjarjes së rëndë.

Në komunikime autori i akuzuar komunikon me personat e tjerë se në momentin kur ka qëlluar iu bllokua arma, por më tej e ka shkrepur me breshëri dhe më pas ka djegur makinën që përdori për krimin.

Spak dyshon se ka qenë Ervis Martinaj që ka kërkuar eliminimin, ndërsa në këmbim të kësaj vepre Martinaj do të realizonte vrasjen e Kleant Musabelliut, e cila nuk u realizua.

Për këtë të fundit dyshohet se ishte biznesmeni Pëllumb Gjoka që e kishte kërkuar si pasojë e një përplasje që kishin pasur më herët.

Të dhënat dalin në dosjen metamorfoza ku shfaqen komunikimet mbi krimet e rënda, por dhe korrupsion dhe implikim të zyrtarëve të ndryshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz