U dërgua pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës, Smajl Latifi shpreh ngushëllime për 22 vjeçaren që vdiq dje në Ratkoc
dp

Lexo edheCilat kritere kanë përdorur partitë politike në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë?

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, shkruan lajmi.net.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Ratkoc, Rahovec 10.12.2025, 10:30-11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, është sjellë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se e kanë marrë me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të 22 vjeçares nga Ratkoci, Leonita Xhafer Hoti.

Lexo edheCilat kritere kanë përdorur partitë politike në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë?
“Leonita ishte në përfundim të studimeve në Kolegjin AAB, duke ndërtuar rrugën e saj drejt së ardhmes. Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Leonitën. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoti, miqtë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Qoftë i lehtë dheu për Leonitën!”, ka shkruar Latifi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: