Kosova U-21 do të luajnë dy ndeshje miqësore gjatë kësaj jave.
“Dardanët” e rinj do të udhëtojnë fillimisht në Stamboll, ku do të luajnë ndaj Turqisë dhe pas tre ditësh presin Luksemburgun, në kampin nacional të FFK-së në Hajvali.
Kombëtarja e drejtuar nga Hekuran Kryeziu zhvilloi stërvitjet e fundit në vend, para nisjes për Turqi të nesërmen.
Ndeshja me Turqinë luhet të mërkurën, me fillim në ora 20:00./IndeksOnline/