Ka kohë që Ibrahim Tatlises dukshëm është distancuar nga skena muzikore. Megjithatë projektet e tij vazhdojnë të jenë hite të pavdekshme.
Shumë kosovarë këngët e tij i kanë si më të preferuarat e tyre ndër vite.
Është këngëtarja e njohur nga Kosova, Vanesa Doçi ajo e cila ka mahnitur Turqinë, teksa me zerin e saj të ëmbël interpreton këngën “Aramam”, të Tatlises.
Madje, për këtë interpretim një televizion turk ka thurur lavde për zërin e saj, duke e konsideruar atë si një yll të vërtetë të muzikës.
Nga ana tjetër është e motra e Vanesës, Aida ajo e cila është shprehur tejet e lumtur derisa sheh atë duke arritur suksese edhe në shtetet tjera, sikurse Turqia.
”Tashme endrra jote po behet realitet, Zot Faleminderit. Ehhh tasht edhe nese kariera ime perfundon nuk brengosem, sepse qellimi im dhe deshira ime me e madhe eshte qe ju familja ime te arrini sa me larte dhe me faqe te bardhe! Elhamdulilah .”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.