Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi Turqinë perëndimore të dielën, tha autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive AFAD i vendit, ndërsa media lokale tha se tërmeti u ndje në disa provinca turke.
AFAD ka njoftuar se tërmeti ndodhi rreth orës 7:53 të mbrëmjes sipas orës lokale në provincën Balikesir, pranë qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit.
Pamjet e publikuar në rrjete sociale tregojnë për dëme materiale, derisa nuk dihet ende nëse ka viktima.