Turqia ka kaluar në finalen e madhe të “play-offit” C për Kupën e Botës 2026.
Kombëtarja turke mori një fitore me vështirësi, por të rëndësishme në shtëpi ndaj Rumanisë, duke siguruar kualifikimin tutje.
Të besuarit e Vincenzo Montellës fituan 1-0 ndaj rumunëve, me një gol të shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes.
Pjesa e parë përfundoi 0-0, me pak raste të mira shënimi.
Njëjtë ishte edhe fillimi i pjesës së dytë, deri te minuta e 53-të, kur Ferdi Kadioglu shënoi për 1-0.
Mbrojtësi i majtë shënoi pas një asistimi magjik nga Arda Guler.
Me këtë fitore, Turqia është e para që ka siguruar kualifikimin në finale të “play-offit”, nga rrugëtimi C, aty ku bën pjesë edhe Kosova.
Kombëtarja dardane do të luajë nga ora 20:45 ndaj Sllovakisë në Bratisllavë, dhe nesë fiton, do të luajë ndaj Turqisë më 31 mars në finale të “play-offit” në “Fadil Vokrri”./GazetaExpress/