Turqia i dhuron Palestinës 10 milionë dollarë
03
Lexo edheLufthansa kërkon të punësojë persona që flasin anglisht dhe italisht
Palestina do të pranojë nga Turqia një donacion në vlerë prej 10 milionë dollarë, një vendim tashmë i publikuar në gazetën e përditshme të qeverisë turke që publikon të dhënat mbi vendimet legjislative të shtetit (Gazeta Zyrtare), raporton Anadolu Agency (AA).
Donacioni është pjesë e një marrëveshjeje të mëparshme, të nënshkruar nga Turqia dhe shteti i Palestinës.
Fondet do të përdoren për të mbështetur projektet zhvillimore nga lëmi i ekonomisë dhe sociales, për ndihmë të nevojave urgjente, si dhe për përmirësimin e kapaciteteve institucionale.
Lexo edheLufthansa kërkon të punësojë persona që flasin anglisht dhe italisht