BallinaBotëTurqia dërgon edhe 60 ton ndihma ushqimore për Somalin

Turqia dërgon edhe 60 ton ndihma ushqimore për Somalin

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Ndihma ushqimore e radhës është për fëmijët somalezë që jetojnë në vendin e goditur nga thatësira, ku gjysma e popullsisë përballet me një krizë humanitare, sipas OKB-së.

“Ne sollëm në Somali një tjetër ndihmë ushqimore prej 60 tonësh (#TurkishAirlinesHelpSomalia#LoveArmyForSomalia)”, ka shkruar Turkish Airlines në Twitter, duke iu referuar fushatës së nisur nga personat me ndikim në mediat sociale dhe aktorit të Hollivudit Ben Stiller, të cilët kërkuan nga kompania ajrore që të transportojë donacione në këtë vend.

Abdikarin Asair, drejtor i Komitetit Amerikan të Refugjatëve në Somali, u tha gazetarëve se ndihmat do ti shpërndajnë në 12 vende të Somalisë në ditët në vijim. “Roli i kompanisë ishte të transportojë ushqimet për në Somali, kurse ndihmat vijnë nga një grup humanitar i quajtur ‘LoveArmyForSomalia‘. Falënderojmë qeverinë turke dhe popullin e saj për përpjekjet e tyre për shpëtimin e jetëve në Somali”, ka thënë Asair.

Në prill të këtij viti, në Mogadishu arriti një aeroplan kargo i Turkish Airlines me më shumë se 60 ton ndihma ushqimore dhe pajisje mjekësore. Që nga viti 2011, Turkish Airlines (THY) ka qenë i transportuesi i vetëm ajror ndërkombëtar që është angazhuar për Somalinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz