Turqia bashkë me Francën dhe Italinë zhvillojnë sistem të mbrojtjes ajrore dhe raketore
dp·

Turqia ka njoftuar se do të bashkëpunojë me Francën dhe Italinë për zhvillimin e një projekti të sistemit kombëtar të mbrojtjes raketore.
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Fikri Isik, ka thënë sot se fokusi i tyre është që të zhvillojnë sisteme të mbrojtjes në vend se t’i blejnë ato, transmeton Express.
“Ne do t’i plotësojmë kërkesat tona të menjëhershme duke blerë sisteme ‘S-400’, si dhe do t’i zhvillojmë sistemet tona kombëtare të mbrojtjes ajrore dhe raketore,” ka thënë Isik për televizionin shtetëror turk, TRT Haber.

Lexo edheAutobusi ndeshet me kamion dhe shpërthen në flakë, vdesin 17 persona














