back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaShqiptareTurizmi shqiptar vazhdon të mbahet nga qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së...

Turizmi shqiptar vazhdon të mbahet nga qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Qytetarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut po preferojnë gjithmonë e më shumë të pushojnë përgjatë bregdetit shqiptar.

Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se gjatë muajit gusht në vend kanë hyrë 100 mijë kosovarë më shumë nëse e krahasojmë me një vit më parë si dhe mbi 23 mijë shtetas maqedonas më shumë.

Por  kjo verë solli një braktisje të bregdetit shqiptar nga turistët polakë pas një fluksi të tyre vitin e kaluar.

Vetëm në një muaj në Shqipëri erdhën 20 % më pak turistë nga Polonia, fakt ky që lidhet me rritjen e çmimeve të shërbimeve që ofrohen në Shqipëri.

Ndërsa  lajm pozitiv është fakti që u rrit numri i turistëve që kanë ardhur nga Zvicra dhe Spanja.

Ndërkohë në total numri i vizitorëve për 8-mujorin arriti në  rreth 4.9 milionë ose  11% më shumë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa vetëm gjatë muajit gusht, që shënon edhe pikun e sezonit turistik në vend, numërohen të kenë hyrë më shumë se 1.5 mln turistë të huaj.

Në pjesën e parë të vitit sipas Bankës së Shqipërisë, turistët e huaj shpenzuan në Shqipëri 854 milionë euro.

Rritje të ndjeshme të numrit ka pasur edhe tek shqiptarët që kanë preferuar të pushojnë jashtë vendit kryesisht në Turqi apo Greqi.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga territori i vendit tonë përgjatë tetë muajve të 2019 është 3.8 mln, duke u rritur me 9,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz