back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTuristi britanik vdes në Turqi pasi mbjell flokët në një klinikë në...

Turisti britanik vdes në Turqi pasi mbjell flokët në një klinikë në Stamboll

Të ngjajshme

Ngushëllime prekëse kanë vërshuar për një turist britanik i cili vdiq tragjikisht pasi iu nënshtrua një operacioni transplantimi flokësh me vlerë 1,500 paund në Turqi, shkruan The Sun.

Martyn Latchman, 38 vjeç, kishte fluturuar për në Stamboll për t’iu nënshtruar një operacioni pesë-orësh të hënën në një klinikë në lagjen Besiktas të qytetit.

Por menjëherë pas operacionit, ai u sëmur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital për trajtim urgjent, sipas portalit turk OdaTV.

Thuhet se ai ka pësuar ndërlikime gjatë kryerjes së procedurës së transplantimit të flokëve.

Trupi i tij u dërgua më vonë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për një autopsi përpara se të riatdhesohej në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia ka nisur një hetim, duke e trajtuar rastin si një “vrasje nga pakujdesia” si dyshim i mundshmëm.

Për rastin janë në dijeni edhe autoritetet britanike. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit