Tentoi ta godasë policin me veturë dhe sulmoi një tjetër, arrestohet i dyshuari në Vushtrri
dp

Lexo edheGruaja dërgohet nga QKMF e Klinës në spitalin e Pejës, ndërron jetë – policia nis hetimet

Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se tentoi ta godasë me veturë një zyrtar policor, ndërsa më pas sulmoi fizikisht një polic tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 10:15, në rrugën “Wesley Clark”.
Ngjarja ka ndodhur derisa zyrtarët policorë po merreshin me rregullimin e trafikut. I dyshuari, i cili nuk iu bind urdhrave të policisë, dyshohet se bëri vozitje të rrezikshme dhe tentoi ta godasë njërin nga zyrtarët me veturë.

Lexo edheGruaja dërgohet nga QKMF e Klinës në spitalin e Pejës, ndërron jetë – policia nis hetimet
Pas ndalimit nga njësia policore, ai dyshohet se nuk i përfilli sërish urdhrat dhe sulmoi fizikisht një polic tjetër.
Zyrtari i sulmuar ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.