back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditXhaka me shiritin e kapitenit në krah, por debutimi i tij me...

Xhaka me shiritin e kapitenit në krah, por debutimi i tij me Sunderland vjen me humbje

Të ngjajshme

Granit Xhaka ka debutuar me Sunderland, në miqësoren e luajtur sot pasdite ndaj Real Betis.

Mesfushori shqiptar u transferua vetëm pak ditë më parë tek ekipi i ngjitur këtë sezon në Premier League.

Granit Xhaka do të mbajë edhe shirtin e kapitenit, gjë që e nisi që nga ndeshja e sotme.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 74-të, ku Aitor Ruibal shënoi me kokë, pas krosimit që mori nga shoku i skuadrës. Rezultati përfundimtar, 0-1 për Betis.

Pavarësisht humbjes, Xhaka bëri një paraqitje dinjitoze dhe mori duartrokitjet e tifozëve në stadium.

Kujtojmë që Xhaka u transferua nga Leverkusen te Sunderland për 20 milionë euro. Pavarësisht se kishte oferta nga disa klube dhe liga të ndryshm,e mesfushori shqiptar zgjodhi rikthimin në Premier League.

- Advertisement -

Të Fundit