Tuchel: Asnjë nga lojtarët nuk dëshiron të luajë ndeshjen për vendin e tretë
dp

Lexo edheWilliam Saliba jashtë fushave për një kohë të gjatë, do t’i nënshtrohet operacionit në shpinë

Anglia dhe Franca do të luajnë të shtunën ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Botës.
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, pas humbjes nga Argjentina në gjysmëfinale, ka thenë se asnjë nga futbollistët nuk duan të luajnë këtë ndeshje, pasi ata donin të luanin në finale, shkruan IndeksOnline.
“Asnjë nga lojtarët tanë dhe asnjë nga lojtarët francezë nuk dëshiron të luajë në këtë ndeshje. Ata duan të luajnë në finale.

Lexo edheWilliam Saliba jashtë fushave për një kohë të gjatë, do t’i nënshtrohet operacionit në shpinë
Ne dhamë gjithçka për ta arritur këtë. Të gjithë luajnë për të fituar Kupën e Botës, por kështu është.
Kemi një ditë më pak rikuperim sesa Franca, por do ta bëjmë me profesionalizëm.”, ka deklaruar Tuchel./IndeksOnline/