“Tu e pa sojin e kësaj femre…”/ Kryeshefi i Termokos-it kërkon falje për komentin ndaj Ganimete Musliut
dp

Lexo edheTentuan të kalonin drejt Ceutës, policia marokene arreston mbi 100 persona – shqetësime për një tjetër kalim masiv

Në koment shkruhej: “Tu e pa sojin e kësaj femre, jam ka e lëshoj edhe gruan…”.
Komenti është publikuar nga zyrtari i Trainkosit, Asdren Ademi, i cili ka shpërndarë një fotografi ku shihet komenti në një video të Ganimete Musliut.
Një gjë e tillë ka bërë që shumë të reagojnë në kundërshtim të kryeshefit, përfshirë dhe anëtarë të Trainkos-it, të cilët pretendojnë se, për qasje të tillë kanë pësuar procedurat disiplinore të Ndërmarrjes.

Lexo edheTentuan të kalonin drejt Ceutës, policia marokene arreston mbi 100 persona – shqetësime për një tjetër kalim masiv
Kjo ka bërë që Statovci të reflektojë, të kërkojë falje dhe të tërheq komentin.
“I gjendur përballë një fushate të orkestruar, nxitur nga një koment momental i imi që ishte një ironi i cili kishte dashur vetëm të përshkruaj situatën e atij momenti me një ironi i cili nuk kishte as qëllim e as tendence. Duke e ditur që vlerat e mia dhe niveli im nuk janë ai i cili po tentohet të pasqyrohet por dhe duke e parë që tentimi i lidhjes me emrin e përveçëm të deputetes Ganimete Musliu ka një tendence qëllim keqe, unë tërhiqem (fshirë) nga komentet në fjalë, duke kërkuar ndjesë asaj dhe gjithë atyre që janë prekur nga komentet ne fjalë” ka shkruar Statovci në facebook.