Trump: Zgjedhjet në Brazil janë një turp për popullin brazilian
dp

Lexo edheNdërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar gjuhën e tij pas zgjedhjeve presidenciale në Brazil, ku fitoi presidenti i majtë në detyrë, Luiz Inácio Lula da Silva. Trump i cilësoi sot zgjedhjet si një proces “të turpshëm”.
“Këto zgjedhje janë një turp për popullin brazilian”, deklaroi kreu i shtetit amerikan gjatë një bisede me gazetarët, duke e përshkruar situatën gjithashtu si “të turpshme”.
Kandidati konservator i mundur, Flávio Bolsonaro, i cili u largua nga Brazili dhe mbërriti në SHBA dje, refuzon të njohë rezultatin e zgjedhjeve.

Lexo edheNdërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69
Senatori, djali i ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, aleat i Donald Trump, ka denoncuar atë që e cilëson si “manipulim të zgjedhjeve”. Ai ka deklaruar gjithashtu se synon të udhëheqë opozitën nga territori amerikan.
Flávio Bolsonaro, 45 vjeç, u mposht të dielën në raundin e dytë të zgjedhjeve nga kandidati i majtë Luiz Inácio Lula da Silva. Rezultati u konsiderua i papritur, pasi në raundin e parë Bolsonaro kishte dalë përpara rivalit të tij.