back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBotëTrump do të takohet me Mbretin e Jordanisë dhe Presidentin e Egjiptit

Trump do të takohet me Mbretin e Jordanisë dhe Presidentin e Egjiptit

Të ngjajshme

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Prokuroria kërkon dënimin e Alidemjat për krime lufte, mbrojtja lirimin e tij

Aktgjykim dënues kanë kërkuar Prokuroria Speciale si dhe përfaqësuesi...

Gjendet drogë në burgun e Dubravës, konfiskohen 6 gramë marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në...

Nënës së Adrianos i vjedhin para përmes inteligjencës artificiale, “Perandori” u jep ultimatum hajnave

Ish-futbollisti brazilian Adriano, i njohur ndryshe si “Perandori”, e...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të takohet në Uashington dy aleatë kyç në Lindjen e Mesme gjatë javës së parë të muajit prill.

Një zyrtar i lartë i administratës ka thënë se Trump do të takohet me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi në Shtëpinë e Bardhë më 3 prill.

Më 5 prill, Mbreti i Jordanisë, Abdullah do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë për tu takuar me presidentin amerikan, ka njoftuar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

Një zyrtar i administratës ka thënë se Trump dëshiron të rindërtojë raportet e SHBA-së me Egjipin, gjatë takimit me liderin e këtij shteti.

“Ai dëshiron që të përdor takimin me presidentin Sisi për të forcuar marrëdhëniet bilaterale”, u ka thënë gazetarëve ky zyrtar.

Ndërkaq, Spicer ka thënë se vizita e Mbretit Abdullah do t’i mundësojë dy liderëve që të diskutojnë për “një sërë çështjes të përbashkëta në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe luftën kundër grupit militant Shteti Islamik, konfliktin në Siri si dhe raportet izraelito-palestineze”. /Rel

Të Fundit

Sport

ShowBiz