back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaBotëTrump shqyrton kandidatë për poste të larta

Trump shqyrton kandidatë për poste të larta

Të ngjajshme

Ambasadori amerikan në OKB bën pompa me ushtarët në Gjenevë

Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, ka publikuar...

Angazhimet institucionale, Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila...

Këta 16 kandidatë të LVV-së do të bëhen deputetë për shkak të atyre që u përfshinë në kabinetin qeveritar

Gjashtëmbëdhjetë kandidatë për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje do të...

Nuk hyri në qeveri, reagon Duda Balje

Deputetja e Republikës së Kosovës, Duda Balje, ka reaguar...

Media ameriakane njofton se presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Senatorin republikan nga Alabama, Jeff Sessions për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ekipi i tranzicionit presidencial nuk e ka konfirmuar njoftimin, por shumë grupe mediatike citojnë burime në kushte anonimiteti që janë në dieni të emërimit. Nuk është e qartë nëse Senatorit Sessions i është bërë zyrtarisht oferta nga zoti Trump. Senatori ka qenë që herët një ndër mbështetësit e Donald Trumpit.

69-vjeçari nga Alabama ka qenë senator që në 1997 dhe më parë ka qenë prokuror në shtetin e tij. Prokurori i Përgjithshëm është autoriteti më i lartë për zbatimin e ligjit në Shtetet e Bashkuara. Ai është kreu i Departamentit të Drejtësisë.

Ndërkaq, një zyrtar i lartë i ekipit të zotit Trump thotë se presidenti i zgjedhur i ka ofruar Lejtnant Gjeneralit në pension Michael Flynn postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare, por ende nuk është bërë një njoftim zyrtar. Flynn ka kryesuar më parë Shërbimin e Zbulimit brenda Departamentit të Drejtësisë. /voa/

Të Fundit

Sport

ShowBiz