Trump: ShBA pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin
dp

Lexo edheSHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan tha se pret që vendet në Lindjen e Mesme të “ruajnë angazhimin e tyre për të lejuar zhvillimin e negociatave tona”, raporton BBC.
“Ne presim një armëpushim të plotë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, Hezbollahun dhe Izraelin”, shtoi ai.
Pika e parë e marrëveshjes ShBA-Iran deklaron “ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin”.

Lexo edheSHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit
Por, Izraeli ka thënë se nuk ka plane për të tërhequr trupat e tij nga Libani dhe sot nisi sulme në jug të vendit, sipas mediave shtetërore libaneze.