Trump: SHBA duhet të përgjigjet pas rrëzimit të helikopterit Apache, nga Irani
dp

Lexo edheKosova vendi i dytë më i varfër në Evropë – Kurti në Vjenë iu thotë se ekonomia e vendit dhe investimet e huaja janë rritur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka rrëzuar një helikopter amerikan Apache, gjatë një patrullimi mbi Ngushticën e Hormuzit.
Përmes një njoftimi, Trump tha se në incident ishin të përfshirë dy pilotë, të cilët, sipas tij, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar lëndime, transmeton IndeksOnline.
“Jam informuar nga Ushtria jonë e Madhe se mbrëmë iranianët rrëzuan një nga helikopterët tanë shumë të sofistikuar Apache ndërsa patrullonin mbi Ngushticën e Hormuzit. Kishte dy pilotë të përfshirë, të dy janë shëndoshë e mirë dhe të padëmtuar. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara duhet, domosdoshmërisht, t’i përgjigjen këtij sulmi”, thuhet në deklaratën e Trumpit.

Lexo edheKosova vendi i dytë më i varfër në Evropë – Kurti në Vjenë iu thotë se ekonomia e vendit dhe investimet e huaja janë rritur
Deklarata vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa deri më tani nuk ka pasur konfirmim nga autoritetet iraniane lidhur me incidentin e raportuar.