Trump pas infektimit me Covid-19, me video iu drejtohet amerikanëve: Po bëj më mirë
01

Lexo edheLladrovci: Në të kaluarën në shërbim të kombit, tash në shërbim të qytetarëve

Helikopteri “Marine One” zbarkoi pranë spitalit ushtarak të premten në mbrëmje dhe Trump u dërgua në spitalin ushtarak.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se kjo u bë si masë parandaluese dhe se Trump do të punojë nga suita presidenciale e spitalit, e cila është e pajisur për ‘ia mundësuar atij të vazhdojë detyrat zyrtare.
Kur Trump doli nga Shtëpia e Bardhë, ishte duke mbajtur maskën dhe i ka përshëndetur gazetarët me gishtin e madh.
Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany tha se Trump “mbetet në humor të mirë, ka simptoma të lehta dhe ka punuar gjatë gjithë ditës”.

Lexo edheLladrovci: Në të kaluarën në shërbim të kombit, tash në shërbim të qytetarëve
Pak para se të nisej për në spital, mjeku i tij personal, Dr. Sean Conley, tha në një njoftim të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë se ai kishte marrë një koktej eksperimental të antitrupave.