HomeBotëTrump: Nuk kemi marrë sinjale nga Irani për pezullimin e bisedimeve të...

Trump: Nuk kemi marrë sinjale nga Irani për pezullimin e bisedimeve të paqes

Të ngjajshme

Ali Ahmeti i reagon Kurtit: Të kanë informuar gabim, po ia bën argatin të keqes

Ali Ahmeti i ka reaguar  kryeministrit në detyrë Albin...

Riktheu formën me Vllazninë, Kastrati vazhdon kontratën

Lirim Kastrati do të vazhdojë të jetë lojtar i...

Trump i mohon raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërprerë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë...

Donald Trump ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë informacion nga Irani lidhur me raportimet se Teherani ka pezulluar bisedimet e paqes, duke komentuar situatën në një telefonatë të shkurtër për NBC News.

Sipas tij, një deklaratë e tillë është “e përshtatshme për t’u thënë”, duke shtuar se Irani “janë negociatorë më të mirë sesa luftëtarë”. Megjithatë, Trump theksoi se kjo nuk nënkupton përshkallëzim ushtarak nga SHBA-ja.

“Kjo nuk do të thotë që ne do të shkojmë dhe do të fillojmë të hedhim bomba kudo atje”, u shpreh ai, duke shtuar më tej se sipas tij është folur shumë për situatën dhe se “heshtja do të ishte shumë më e mirë”.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur agjencia iraniane Tasnim ka raportuar më herët se negociatorët e Iranit do të ndalojnë bisedimet dhe shkëmbimin e mesazheve përmes ndërmjetësve.

Po ashtu, sipas kësaj agjencie, Irani ka ndërmarrë hapa për bllokimin e plotë të Ngushticës së Hormuzit, ndërsa është përmendur edhe mundësia që Ngushtica Bab al-Mandeb, e cila lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe Oqeanin Indian, të vihet në shënjestër në zhvillimet e mëtejshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz