Trump: Kina më ka shkaktuar një zhgënjim të madh
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump duke iu referuar Kinës se “nuk ka bërë asgjë” lidhur me çështjen e Koresë së Veriut, është shprehur se “Kina i ka shkaktuar një zhgënjim të madh”, raporton Anadolu Agency (AA).
Trump duke kritikuar Kinën nga llogaria e tij në rrjetin social Twitter, ka shkruar se:
“Kina më ka shkaktuar një zhgënjim të madh. Udhëheqësit tanë të pamend në të kaluarën u kanë lejuar atyre që të bëjnë tregti me qindra miliarda dollarë në vit, por ata nuk kanë bërë asgjë për ne lidhur me çështjen e Koresë së Veriut. Ne nuk do të lejojmë që kjo të vazhdojë. Kina mund ta kishte zgjidhur me lehtësi këtë problem!”.
Ky postim i presidentit Trump ka ardhur pas testimit të raketës balistike interkontinentale të Koresë së Veriut.
Raketa e testuar nga Pyongyang-i ka udhëtuar 1 mijë kilometera, para se të binte në detin e Japonisë.

Lexo edheDy të vdekur pas një sulmi me armë zjarri në Gjermani
Trump i cili qëndroi në Hamburg në kuadër të Samitit të Liderëve G20, ishte takuar me presidentin e Kinës Xi Jinping.
Gjatë këtij takimi tema kryesore ishte Koreja e Veriut, ndërkohë para këtij takimi në një deklaratë për media Trump kishte falenderuar presidentin kinez për angazhimin e tyre lidhur me çështjen e Koresë së Veriut.
Trump poashtu në një takim të zhvilluar më herët në Florida ishte shprehur se kanë marrëdhënie të shkëlqyera me presidentin Xi Jinping.














