back to top
Friday, February 20, 2026
BallinaLajmeTrump e komplimentoi për “punën e shkëlqyer”, por Kurti i ftohtë për...

Trump e komplimentoi për “punën e shkëlqyer”, por Kurti i ftohtë për ngjarjen – rruga e Osmanit për Vjosa 2 ende e paqartë

Të ngjajshme

Arbeloa flet për rastin e Viniciusit: Racizmi nuk arsyetohet

Trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, iu përgjigj komenteve...

Rritet çmimi i naftës në botë, pas tensioneve SHBA-Iran

Çmimet e naftës u luhatën pranë niveleve më të...

Osmani falënderon Trumpin për partneritetin në Bordin e Paqes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur...

Roma me mbrojtjen më të mirë në Evropë, së bashku me Realin e Arsenalin

Roma është mbrojtja më pak e mposhtur në pesë...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dërguan një ftesë Kosovës të bëhet një ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes në një kohë shumë të favorshme për presidenten Vjosa Osmani – kur po e synon rizgjedhjen. Ceremoninë në Davos të kësaj nisme që e kryesoi vetë Donald Trump dhe takimin e djeshëm inaugurues në Uashington, Osmani u përpoq t’i shfrytëzonte maksimalisht në fushatën e saj për të mbetur edhe për një mandat në krye të Presidencës. Por, a do t’i japë rezultat “puna e shkëlqyeshme” e lavdëruar nga Trump Osmanit të arrijë synimin?

Alma Baxhaku

Komplimenti i Donald Trump derisa po prezantonte liderët e vendeve anëtare të Bordit të Paqes e ngriti në këmbë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndronte në një ndër rreshtat ku po rrinin ulur presidentë e kryeministra.

“Presidente Osmani e Kosovës. Faleminderit shumë! Po bëni punë të shkëlqyer gjithashtu!”, i tha Trump asaj.

Kosova sërish u përmend nga presidenti amerikan dhe sërish për të njëjtën arsye që e kishte përmendur shumë herë në mandatin e tij të dytë – për ndaljen e një lufte me Serbinë.

Derisa paraprakisht disa liderë të Armenisë e Azebejxhanit shtrënguan duart mes vete për hatër të Trump, presidenti amerikan dëshiroi një skenë të ngjashme edhe mes liderëve të Kosovës e Serbisë, duke iu kërkuar që të ngrihen në këmbë, por harroi se Serbia s’është pjesëmarrëse në këtë bord.

Sidoqoftë, Osmani u ngrit në këmbë.

“Si një shembull, Kosova dhe Serbia. Unë e bëra këtë. A mund të ngriheni për një moment? Çfarë pune, shumë faleminderit, shumë mirë. Dhe ju shkoni mirë dhe kur nuk shkoni mirë, më telefononi dhe do ta zgjidhim. Shumë faleminderit, me të vërtetë shumë mirë”, tha Trump.

Osmani ia miratoi se do ta thërriste në rast se Kosova s’shkon mirë me Serbinë.

Pas përfundimit të këtij takimi, Osmani u kujdes që ndodhitë e Uashingtonit të merren vesh në Kosovë.

“Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane! Faleminderit, President Trump!”, shkroi ajo në Facebook.

Përveç rrjeteve sociale, Osmani u kyç direkt edhe nëpër televizionet e vendit me kumtin se Kosova ka marrë garancën e mbështetjes amerikane.

“Sot ka qenë një ditë kur e kemi ndjerë peshën e garancisë amerikane në raport me Republikën e Kosovës”, tha Osmani në Klan Kosova, duke vazhduar: “Kishim mundësi të diskutojmë për çështje të ndryshme edhe me vetë presidentin Trump. Pra, ka qenë një ditë e rëndësishme që e ka konfirmuar Republikën e Kosovës ndër shtetet që japin kontribut për paqe”.

Për t’u fuqizuar brenda vendit të tyre në prag të fushatave edhe liderë tjerë kanë shfrytëzuar raportin me Trumpin.

Për këtë foli edhe vetë Trumpi, i cili tha se ua jep përkrahjen e tij atyre që i pëlqen, por këtë nuk e bëri për Osmanin.

“Nuk supozohet të përkrah njerëz, por unë i përkrah kur më pëlqejnë. E dini, kam pasur një histori shumë të mirë në përkrahjen e kandidatëve brenda Shteteve të Bashkuara, por tani përkrah edhe udhëheqës të huaj, përfshirë Viktor Orbánin, i cili është këtu,” tha Trump, duke përmendur gjithashtu Javier Milein e Argjentinës dhe kryeministren e Japonisë.

Osmani ka miratuar në vazhdimësi deklaratat e Trump i cili ka folur në vazhdimësi për ndaljen e një lufte mes Kosovës e Serbisë, duke i konfirmuar ato edhe nëpër media ndërkombëtare.

Mbrëmë shefja e shtetit ngjarjes ku ishte pjesë  ia ka dhënë peshë historike para publikut kosovar, por kreu i qeverisë, Albin Kurti, s’po merret fare me këtë nismë.

Ai i akullt për këtë temë u tregua edhe në mbledhjen e sotme të qeverisë, hyrjen e së cilës zakonisht e shfrytëzon për të folur për tema të tilla.

Kurti s’ka qenë entuziast as për sigurimin e mbështetjes në Kuvend për zgjedhjen e presidentit/es së re të Kosovës përkundër afatit që po afron.

Duke mos pasë një të nominuar zyrtarisht, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, dje kishte deklaruar se ende s’kanë nisur konsultimet me partitë e tjera parlamentare për këtë temë.

Sipas saj, aktualisht prioritet mbetet përmbyllja e disa proceseve të rëndësishme institucionale, përpara se të hapen diskutimet për këtë post të lartë shtetëror.

Deklarime të ngjashme kishte bërë edhe vetë Kurti kur ishte pyetur për zgjedhjen e kreut të shtetit, duke e radhitur si “prioritet të katërt”.

Ndryshe, Osmani ka shprehur optimizëm se do të ketë mbështetjen e të gjithë deputetëve të Kuvendit për, siç kishte thënë, vazhduar punët e mira në Presidencë. Sidoqoftë, se a i ka bindur deputetët me aleancën me Trumpin e me punën e saj mandatin e kaluar ende s’dihet. Pra, fati i saj për një mandat të dytë mbetet i paqartë.

Për dikë, afërsia e Osmanit me Trump mund t’i bëjë vetëm dëm. Së paku kështu vlerësoi analisti Nexhmendin Spahiu të enjten mbrëma në “Pressing” të T7.

“Sa ma afër Trumpit, ma larg Albin Kurtit”

Të Fundit

Sport

ShowBiz