Tronditet Spanja: 25-vjeçari dyshohet se vrau prindërit dhe plagosi katër persona
dp

Lexo edheHaradinaj pret në takim Hargreaves – Flasin për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova

Autoritetet thanë se të shtënat u raportuan mbrëmjen e së hënën në qytetin e vogël El Ejido, pranë Almerias.
Katër të tjerë, përfshirë dy fëmijë, u plagosën rëndë dhe janë dërguar në spital, raporton BBC.
Njëri besohet të jetë djali shtatëmuajsh i të dyshuarit, sipas raporteve të mediave lokale.
Identitetet e të dyshuarit dhe viktimave nuk janë publikuar zyrtarisht nga autoritetet spanjolle.
Mediat lokale thonë se fëmija tjetër i plagosur është një foshnjë 18-muajshe, ndërsa një burrë 60-vjeçar besohet gjithashtu të jetë midis të plagosurve në sulm.

Lexo edheHaradinaj pret në takim Hargreaves – Flasin për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova
I dyshuari ishte për pak kohë në arrati përpara se të dorëzohej në një stacion policie lokale, sipas Europa Press.
Guardia Civil tha se po heton sulmin dhe po përpiqet të përcaktojë një motiv të mundshëm për të shtënat.
Të shtënat masive në Spanjë janë relativisht të rralla – sipas Project Insight, i cili gjurmon krimet me armë në Evropë, katër prej tyre u regjistruan midis viteve 2000 dhe 2023.