Tronditet Shqipëria: Plagosja e rëndë e dy të rinjve, nisen me urgjencë drejt Spitalit
01

Lexo edheI riu aksidenton të moshuarën, dërgohet me urgjencë në spital

Policia e Skraparit ka reaguar për plagosjen e dyfishtë që ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy të rinj mbetën të plagosur me thikë, dhe u transportuan me helikopter drejt Tiranës.
Më datë 20.02.2021, rreth orës 12:20, shtetasi Xh.M, 33 vjeç, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.M, 22 vjeç dhe shtetasin A.Ç, 20 vjeç.
Shtetasit e dëmtuar janë nisur me ambulancë në drejtim të spitalit Tiranë për mjekim me të specializuar.

Lexo edheI riu aksidenton të moshuarën, dërgohet me urgjencë në spital
Grupi hetimor po kryen veprimet, dhe po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes.