BallinaSportTronditet Ronaldo, mund të dënohet me 5 vjet burgim (Foto)

Tronditet Ronaldo, mund të dënohet me 5 vjet burgim (Foto)

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Edhe Cristiano Ronaldo akuzohet për evazion fiskal, i cili sipas mediave spanjolle mund të dënohet deri në 5 vjet burgim.

Zyra e taksave në Spanjë ka përfunduar hetimin e saj për sulmuesin e Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo.

Në përfundim të hetimeve rezulton se portugezi ka fshehur shumën e 15 milionë eurove nga vitit 2011 deri në 2014, bën të ditur “Marca”, transmeton Gazeta Express.

Tashmë dosja voluminoze i është dërguar zyrës së krimit ekonomik, me këta të fundit që tashmë duhet të vendosin nëse ndaj CR7 do të ketë masa ndëshkuese, e që sipas “Marca” CR7 mund të dënohet deri në pesë vjet burgim.

Në bazë të investigimeve, pasi është vënë në dijeni të hetimit, sulmuesi ka zhvendosur të gjithë kapitalin e tij jashtë Spanjës, konkretisht në ishujt Virgjinales, por edhe në disa shtete të tjera, ku individ të ndryshëm me potencial të madh ekonomik fshehin të ardhurat e tyre.

Disa prej inspektoreve të krimit ekonomik, mendojnë që portugezi nuk duhet të ndëshkohet penalisht, por vetëm me ndonjë masë administrative gjobë, ndërsa një pjesa tjetër mendon të kundërtën, që sipas tyre, Ronaldo mund të dënohet nga 15 muaj deri në 5 vjet burgim.

Gjatë ditës së djeshme Gjykata Supreme e Spanjës e mbajti në fuqi dënimin me 21 muaj burgim me kusht për Leo Messin, i cili u dënua vitin e kaluar për mashtrim tatimor. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz