Tronditet Korça, tre persona bëhen për spital pas sherrit mes pronarëve të lokalëve – njëri nga mbeti i therur
dp

Lexo edheKurti citon deklaratën e Engel në Kuvend: Dua ta shoh Kosovën të njohur nga secili shtet në botë, dua ta shoh Kosovën në NATO

Top Channel raporton se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku konflikti ka nisur fillimisht verbalisht mes personave e më pas ka degraduar në përdorimin e karrigeve të lokalit.
Pas kësaj, njëri prej tyre ka marrë një thikë nga lokali dhe ka plagosur personin tjetër. Aktualisht tre të lënduarit ndodhen në spitalin e Korçës.
Paraprakisht, nga hetimet e para dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të hapësirës publike duke pasur pretendime për vendosjen e karrigeve dhe tavolinave në pjesën e jashtme të dy lokaleve.

Lexo edheKurti citon deklaratën e Engel në Kuvend: Dua ta shoh Kosovën të njohur nga secili shtet në botë, dua ta shoh Kosovën në NATO
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë në total 4 persona, dy vëllezër me dy vëllezër të tjerë. 3 prej tyre kanë marrë mjekimin në spital dhe do të shoqërohen në komisariat së bashku me personin e katërt. Nga konflikti ka mbetur i plagosur me thikë njëri prej tyre në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa dy të tjerët kanë dëmtime të lehta nga karriget.