Kombëtarja e Francës po përballet me një goditje të madhe.
Kjo pasi që mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba mund të mungojë në Botëror pas një lëndimi të tij në shpinë, disa javë më parë.
25-vjeçari do t’i nënshtrohet skanimeve për të zbuluar seriozitetin e dëmtimit të tij, por frika është se do t’i duhet një kohë e gjatë për të pushuar dhe për trajtim, dhe do të humbasë Kupën e Botës me Francën.
Kujtojmë se Franca, nis rrugëtimin e tyre në Botëror më 16 qershor ku do të përballen ndaj Senegalit./IndeksOnline/