back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeTronditëse: AKI-ja kishte paralajmëruar se ky ministër nga Drenica mund të vritej...

Tronditëse: AKI-ja kishte paralajmëruar se ky ministër nga Drenica mund të vritej para një viti

Të ngjajshme

Ministri në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka folur për një rast të vitit të kaluar, ku ai ishte lajmëruar nga AKI-ja se disa persona dëshirojnë ta vrasin atë dhe një person tjetër.

Tahiri ka thënë se ishte lajmëruar nga AKI-ja për një person se planifikojnë sulm ndaj tij. Tahiri ka thënë se përveç tij ishte cak edhe një person tjetër.

Jam kontaktuar nga AKI ku jam paralajmëruar dhe ka qenë edhe një person tjetër për një sulm të mundshëm ku ishin persona të njohur për AKI-në të cilët qëndrojnë në Kosovë.

Këto informata i posedonte AKI-ja dhe jo nga Prokuroria Ka qenë paralajmërim mjaftë serioz për tre muaj rresh dhe prej asaj kohe kam qenë në përcjellje të Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Tahiri në RTV Dukagjini.

Tahiri ka thënë se në atë periudhë ishin kryer shumë ekstradime, por që rreziku nuk lidhej për shkak të rastit “Dehari”.

“Gjatë kësaj periudhe janë realizuar 177 ekstradime për çka nuk janë realizuar që nga liria jonë. Janë ekstraduar persona narko-trafikant, banda apo grupe të ndryshme. 40 % të personave kanë pasur shtetësi të dyfishtë.

Për çka saktësisht nuk do të tregoj, por nuk ka të bëjë më rastin “Dehari”. Janë shtetas i huaj dhe më janë thënë shtetas së Shqipërisë dhe ka qenë shqetësim i madh për mua”, ka deklaruar Tahiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz