back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaUncategorizedTriumf Shabani, gjithmonë me ne

Triumf Shabani, gjithmonë me ne

Të ngjajshme

Ramadani: Shërbimet e Serbisë po i trajnojnë serbët në veri

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, mbi funksionimin e kanaleve...

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron...
Nuk harrohet asnjëherë talenti Triumf Shabani, i cili vitin e kaluar ndërroi jetë pas një sulmi kardiak. Shabani ka luajtur për Fushë Kosovën dhe Feronikelin derisa ishte pjesë edhe e grupmoshave të Përfaqësueses së Kosovës.
E, shokët e tij kanë vendosur që të formojnë një skuadër futbolli të cilën e kanë emërtuar ‘Triumf Shabani’. Iniciator ishte Jetmir Berisha.
Ashtu siç ishte edhe vet Triumfi, edhe kjo skuadër po ‘shkel’ në Ligën e Futbollit të Vogël në Fushë Kosovë.
Flet menaxheri i ligës, Fatlum Berisha. “Shokët e tij i bartin fanellat me plot dëshirë. Qëllimi i tyre është që ta nderojnë shokun e tyre të zemrës, i cili asnjëherë nuk dinte për humbje”, thotë i emocionuar Fatlum Berisha për Gazetën ‘Olle’. “Vlen të ceket se ata sportistë sa herë që shënojnë gol e puthin stemën e fanellës, ku është e vendosur fotografia e Triumfit”, përfundoi Berisha.
Ndryshe, skuadra Triumf Shabani, dy gjiro para se të mbyllet edicioni ka arritur edhe matematikisht të siguroj vendin e parë. Deri më tash kanë korrur vetëm fitore./GazetaOle/

Të Fundit

Sport

ShowBiz