Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeTri vdekje të dyshimta brenda 24 orëve në Kosovë

Tri vdekje të dyshimta brenda 24 orëve në Kosovë

Të ngjajshme

Tragjedi në familjen mbretërore, çka ndodhi?

Rosie Roche, 20 vjeç, mbesa e xhaxhait të Princeshës...

Raporti i Binance për tregun e kriptovalutave në 2025: Çfarë e karakterizoi gjysmën e parë të vitit?

Binance Research zbulon trendet kryesore, luhatshmërinë dhe rrjedhat institucionale...

Kujdes: Instituti thotë se Kosova është në zonën e kuqe për temperatura të larta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka theksuar me anë të...

Tre persona në rrethane ende të panjohura për organet e hetuesisë kosovare kanë vdekur vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë, shkruan Gazeta Express. Dy vdekje kanë ndodhur në Prizren si dhe një tjetër në Prishtinë.

Policia nga rajoni i Prizrenit dje gjatë ditës ka marrë informatën  se një femër në rrethana ende të panjohura dyshohet të ketë kërcyer nga kulmi i një ndërtesë.

“Rr.William Ëoker, Prizren  19.05.2018-00:05. Viktima femër K/Shqiptare, në rrethana të panjohura dyshohet të ketë kërcyer nga kulmi i një ndërtese. Në spitalin rajonal në Prizren, viktima është dërguar me  lëndime të rënda trupore, ku edhe ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkohë, një person tjetër më datë 19  ishte raportuar nga ana e familjarëve si person i zhdukur.  AI një ditë më pas ishte gjetur pa shenja jete afër një objekti ndërtimor.
“Rr. Turgut Ozal, Prizren 19.05.2018-06:15. Viktima mashkull K/Shqiptar i raportuar si person i zhdukur, është gjetur i vdekur afër një objekti në ndërtim. Rastit ju kanë përgjigjur njësit relevante dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, japin detaje mbi ngjarjen policia e Kosovës.

Megjithëkëtë edhe në Prishtinë një person i rreth moshës 30-vjeç ka rënë në një pus (bunar) ku edhe ka gjetur vdekjen.

“Rr. 27 Nëntori, Prishtinë 19.05.2018-19:30.  Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se viktima mashkull K/Shqiptar ka rënë në një  pus (bunar). Njësit përkatëse edhe zjarrfikësit kanë arritur ta nxjerrin viktimën pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”. /express/

- Advertisement -

Të Fundit