BallinaLajmeTri shtëpi luksoze me vlerë një 1 milion euro dhe 200 mijë...

Tri shtëpi luksoze me vlerë një 1 milion euro dhe 200 mijë euro kredi: Del pasuria e Haradinajt

Të ngjajshme

Borë dhe shi në Zvicër

Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë...

Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë dhe demokracinë

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për takimin e...

Rikthimi i “Teeth ’n’ Smiles”

Një nga dramat më të zhurmshme të viteve ’70,...

Musliu-Shoshi: Kurti i ka bërë hapat e parë drejt zbatimit të “Zajednicës”

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, pati kritika të ashpra...

Dieta me sardele: Trend apo rrezik?

Një trend i ri në rrjetet sociale po promovon...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po del të jetë goxha i pasur. Dy shtëpi banimi, banesë, tokë, veturë e qindra mijëra euro para të gatshme është pasuria që posedon i pari i Qeverisë. Por, Haradinaj ka edhe një kredi në vlerë rreth 200 mijë euro.

Haradinaj në regjistrin e pasurisë ka deklaruar se posedon një shtëpi banimi në vlerë prej 300 mijë eurosh, të cilën e ka lëshuar me qira, një shtëpi tjetër banimi e cila kushton rreth 200 mijë euro dhe një banesë në vlerë të 70 mijë eurove.

Poashtu, Haradinaj ka deklaruar se ka në pronësi edhe një truall që kushton mbi 27 mijë euro. Si pasuri të përbashkët, ai e ka deklaruar Kullën, që sipas tij kushton 270 mijë euro, dhe një tokë kodrinore në vlerë 75 mijë euro.

Si pasuri të paluajtshme, Haradinaj e ka deklaruar veturën e bashkëshortes, e cila ka një kosto prej 8 mijë eurosh.

Në bazë të regjistrimit për deklarimin e pasurisë, Haradinaj po del të ketë edhe borxhe të mëdha. Ai e ka një kredi në vlerë prej 133 mijë euro, të cilën e ka marrë për blerjen e shtëpisë e që pritet ta lajë në vitin 2031.

Ai ka edhe obligim tatimor në vlerë mbi 14 mijë euro, si dhe 20 mijë euro të tjera që i ka marrë kredi për banesë. Ndërkohë, që nuk i mungojnë as paratë e gatshme. Haradinaj ka deklaruar se i ka rreth 70 mijë euro para të gatshme në banka.

Të hyrat vjetore të tij e kapin shifrën e 100 mijë eurove. Haradinaj merr mbi 73 mijë euro nga qiraja, 32 mijë euro të tjera nga paga mujore si kryeministër, dhe 2 mijë e 700 euro pension invalidor.

Edhe bashkëshortja e kryeministrit po del se fiton goxha shumë. Anita Haradinaj merr rreth 8 mijë euro nga RTK-ja, 12 mijë euro nga kompania Elsig dhe 12 mijë euro të tjera nga Agjencia e marketingut “Vibe”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz