Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë, policia jep detaje

Në 24-orët e fundit në Kosovë janë shënuar tri raste të dhunës në familje, dy prej tyre në kryeqytet.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person e ka rrahur të dashurën
“Prishtinë/02.08.2025–02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.
Një tjetër grua është sulmuar nga një burrë i panjohur në Prishtinë i cili më pas, është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë.
“Prishtinë /02.08.2025–05:00. Është raportuar se viktima f/k është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti inicohet si më lartë dhe vazhdon të hetohet.”, thuhet në raport.

Lexo edhePamje nga një operacion antidrogë në një plazh të Anglisë, kapen 15 milionë paund kokainë
Rasti i tretë është raportuar në Malishevë me ç’rast, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
“Malishevë / 02.08.2025-22:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës f/k-bashkëshortes së tij. Viktimës pasi i është ofruar tretman mjekësor, është kthyer tek prindërit e saj”, thuhet në raport.
Pas intervistimit, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje














