I shiti armët por i raportoi në Polici se janë vjedhur, arrestohet pronari i një poligoni në Gjakovë
dp

Lexo edheGjakovë: Arrestohet pronari që inskenoi vjedhjen në një poligon

Gjatë hetimeve kanë zbuluar se pronari i depos ka inskenuar vjedhjet dhe se armët në këtë poligon janë shitur për palët e treta nga vet pronari i poligonit.
“Më qëllim të sigurimit të provave shtesë lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘Deklarimi i rremë’, sot më 03.11.2026 njësitet policore nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve Rënda, në koordinim me PTH- Gjakovë kanë zhvilluar kontroll në 3 lokacione në rajonin e Gjakovës. Është arrestuar i dyshuari V.C., mashkull kosovar, janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdorën në procedurën penale. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit nga PTH-Gjakovë i caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Lexo edheGjakovë: Arrestohet pronari që inskenoi vjedhjen në një poligon