back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeTri kompani të derivateve të naftës dyshohet se shmangën 600 mijë euro...

Tri kompani të derivateve të naftës dyshohet se shmangën 600 mijë euro taksa

Të ngjajshme

Bashkëshortja e Shpat Kasapit ndan dhimbjen dy muaj pas humbjes së tij

Kujtimi i Shpatit vazhdon të jetojë në zemrat e...

A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos

Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda...

Marshi i 17 shkurtit , “Liria ka Emër” siguron lejen nga Komuna e Prishtinës

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar opinionin publik...

Transportuesit rajonalë bllokojnë kufijtë me BE-në, Kosova në vështirësi

Kompanitë e transportit nga disa vende të Ballkanit Perëndimor...

Përmbyllet procesi i rinumërimit në 25 komuna, KQZ jep detaje

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar votat...

Tri subjekte që operojnë me derivate të naftës dyshohet se kanë shmangur taksa në vlerë prej 600 mijë eurosh.

Dogana ka bërë të ditur se këto tri subjekte, që kanë deklaruar ndërlidhje mes vete, kanë liruar në import derivate gjatë tri viteve të fundit duke i shkaktuar kështu dëm buxhetit të shtetit.

“Si rezultat është zbuluar lirimi i bazuar në dokumente të falsifikuara ndër vite, fillimisht nga këto tri subjekte që kanë deklaruar edhe ndërlidhjen mes vete. Dyshimi është se këto subjekte kanë liruar në import derivate duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit”, thuhet në njoftimin e Doganës e cila ka zhvilluar dhe është duke zhvilluar inspektime për shmangie të detyrimeve doganore.

Dogana ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar personat përgjegjës të tri subjekteve të përfshira në këto procedura lirimi, përderisa hetimi do të vijojë në zbardhjen e rrethanave të këtyre rasteve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz