back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaUncategorized“Tri dritare dhe një varje”, nesër shfaqet në Washington DC

“Tri dritare dhe një varje”, nesër shfaqet në Washington DC

Të ngjajshme

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...
“Tri dritare dhe një varje”, me regji të Isa Qosjes, do të jepet në ditën e fundit të edicionit të sivjetmë të festivalit DC Independent Film Festival në Washington DC. Paraprakisht, para filmit do të organizohet një koktej rasti ku i pranishëm do të jetë producenti i filmit, Shkumbin Istrefi.
Në ditën e fundit të tij, historia e Kosovës do të vihet para një publiku të madh amerikan, dhe jo vetëm.
“Tri dritare dhe një varje”, me regji të Isa Qosjes, do të jepet në ditën e fundit të edicionit të sivjetmë të festivalit DC Independent Film Festival në Washington DC. Paraprakisht, para filmit do të organizohet një koktej rasti ku i pranishëm do të jetë producenti i filmit, Shkumbin Istrefi.
DC Independent Film Festival është festival i pavarur i filmit i themeluar në vitin 1999-të. Edicioni i sivjetmë ka nisur me datë 25 shkurt, ndërsa ditën e fundit do të shfaqet filmi kosovar i cili u nominua por nuk ia doli të futej në garën e ngushtë të filmave më të mirë në gjuhë të huaj në Oscar.
Lushja, mësuesja e fshatit, e shtyrë nga ndërgjegjja dhe nevoja e saj për rikthimin e dinjitetit, deklaron para një gazetareje të huaj se ajo dhe tri gra tjera të fshatit janë viktima të dhunimit nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo deklaratë, e cila konsiderohet si turp nga mentaliteti, shkakton shqetësim tek burrat e fshatit, të cilët nën udhëheqjen e Ukës, fillojnë stigmatizimin e saj dhe kërkojnë largimin e saj nga fshati. / KultPlus.com

Të Fundit

Sport

ShowBiz