BallinaJetëTri bimë të cilat me siguri i keni në shtëpi bëjnë mrekulli...

Tri bimë të cilat me siguri i keni në shtëpi bëjnë mrekulli për heqjen e kilogramëve të tepërt!

Të ngjajshme

Ermiona Lekbello largohet nga Ferma VIP

Ermiona Lekbello ka ndërprerë rrugëtimin e saj në Ferma...

​Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për Banjskën

David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns...

Të shtëna në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë – Trump evakuohet

Disa të shtëna janë dëgjuar në darkën e korrespondentëve...

Foda takon talentin e Salzburgut, Arion Selimin – sinjale se mund t’i bashkohet Kosovës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, po vazhdon të monitorojë...

Të gjithë e dinë që mëlmesat janë ndër armët më të forta në luftë me kilogramët e tepërt. Mirëpo a e keni ditur që këto bimë qëndrojnë paralel me to?

Majdanozi, rozmarina dhe nana, kanë përbërës që shërbejnë si mjete ndihmëse për humbjen e peshës kur përdoren siç duhet, transmeton Telegrafi.

Majdanozi

Është diuretik natyral, andaj do t’ju ndihmojë shumë që të nxirrni tepricën e ujit. Edhe më mirë, do t’ju ndihmojë edhe në metabolizëm, domethënë nuk do të keni barkë të fryrë.

Krahas gjithë kësaj, substanca eugenol ndihmon në mbajtjen e nivelit stabil të sheqerit në gjak.

Rozmarina

Është plot antioksidante të cilat kanë veprime kundërinflamatore, por ndihmojnë që të zvogëlohet niveli i sheqerit në gjak.

Rozmarina është e pasur me thartirën e vlefshme karnozine e cila është e luftëtare e madhe dhe e rëndësishme në luftë kundër kilogramëve të tepërt.

Nenexhiku

Me këtë aromë kemi kontakte të përditshme, mirëpo ndoshta nuk e keni ditur që ajo zvogëlon apetitin. Pra, herën tjetër kur nuk jeni të sigurt se a jeni vërtet të uritur apo thjesht ndieni monotoni, nuhasni pak vaj esencial të nanës.

Pos kësaj, vaji i fletës së nanës ndihmon në metabolizëm dhe në zvogëlim të gazrave. /Telegrafi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz