Trepça nënshkruan kontratë për transportin e punëtorëve, vlera afro 300 mijë euro
dp

Lexo edhePërplasje e ashpër mes Blerim Latifit dhe Albatros Rexhajt: Budallaku është në dy forma

Sipas njoftimit zyrtar për nënshkrimin e kontratës, vlera e saj arrin në 292,439.40 euro, ndërsa kohëzgjatja e kontratës kornizë është 12 muaj.

Kontrata është nënshkruar më 30 korrik 2026 me operatorin ekonomik KOLAŠIN PREVOZ SMS D.O.O. nga Mitrovica.

Lexo edhePërplasje e ashpër mes Blerim Latifit dhe Albatros Rexhajt: Budallaku është në dy forma
Në këtë aktivitet prokurimi është pranuar vetëm një ofertë, e cila edhe është shpallur e përgjegjshme.
Sipas dokumentit, procedura është zhvilluar si procedurë e hapur, me kriter për dhënien e kontratës çmimin më të ulët, ndërsa vlera e parashikuar e kontratës ishte 330 mijë euro. Financimi i kontratës është bërë nga mjetet vetanake të Trepçës SH.A.