Trepça me reagim të ashpër pas dëmtimit të palestrës “Minatori”: Kemi investuar mbi 100 mijë euro
dp

Lexo edhe2026-ta interesante, edhe klubi i njohur evropian njofton shkarkimin e trajnerit të tyre

Klubi basketbollistik i Trepçës ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet sociale, pasi sipas tyre është dëmtuar palestra “Minatori” gjatë numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Në reagimin e KB Trepçës në “Facebook” fajësohen Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) dhe Këshilli i Qendrës së Votimit (KKQ).
Aty thuhet se këta e kanë lënë palestrën në gjendje të mjerueshme, teksa thuhet se janë gjetur edhe “shpuza” të cigareve dhe janë bërë dëme të tjera, që kanë pamundësuar zhvillimin e stërvitjeve.
KB Trepça ndër të tjera thotë se ka investuar mbi 100 mijë euro në këtë objekt, derisa thotë po ashtu se edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka bërë investime të mëdha aty.

Lexo edhe2026-ta interesante, edhe klubi i njohur evropian njofton shkarkimin e trajnerit të tyre
Ky është reagimi i plotë i Trepçës: