back to top
Thursday, February 19, 2026
BallinaSportTrepça dominon sërish: Fiton për herë të pestë radhazi Kupën e Kosovës

Trepça dominon sërish: Fiton për herë të pestë radhazi Kupën e Kosovës

Të ngjajshme

Arsenal dhe Wolves ndajnë pikët pas një fundi të çmendur në Premierligë

Arsenal mori vetëm një pikë në udhëtim ndaj Wolverhampton...

Ky është vendi ku mund të hani falas Iftar çdo natë më Prishtinë

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit. E me këtë...

Hoxhaj nga Haga: Raporti i Dick Martyt ishte kurth për Perëndimin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pati kritika...

KB Trepça vazhdon epokën e artë në basketbollin kosovar, duke e fituar për herë të pestë rresht Kupa e Kosovës në basketboll.

Në finalen e zhvilluar në Rahovec, “xehetarët” triumfuan bindshëm me rezultat 91:72 ndaj KB Bashkimi, duke mos lënë hapësirë për befasi.

Figura kryesore e takimit ishte Amzil, i cili udhëhoqi Trepçën me 22 pikë të realizuara, duke qenë lojtari më i dalluar në parket.

Në anën tjetër, për Bashkimin u veçua Zeqiri me 19 pikë, por kontributi i tij nuk mjaftoi për të ndalur mitrovicasit.

Ky triumf konfirmon dominimin e Trepçës në basketbollin kosovar dhe forcon pozitën e tyre si skuadra më e suksesshme e viteve të fundit. /GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz