back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaShqiptareTregimi i cili mahnit botën me ngjarjen e cila përjetoi qyteti i...

Tregimi i cili mahnit botën me ngjarjen e cila përjetoi qyteti i Samarkandit. Samarkandi është një qytet në Uzbekistan, numëron afër 400 mijë banorë. Banorët e atij vendi janë taxhikistan, flasin gjuhën taxhike.Në këtë qytet Islami ka arrit në vitin 87 hixhrij apo 705 m.Ky qytet u çlirua në dorë të komandatit të njohur Kutejbe bin Muslim.Pasi u çlirua ky vend dhe hyri ushtria muslimane në Samarkand.Një djalë një ditë bërtit: o Kutejbe.Ne me ty kemi një çështje në gjyq.U mblodhën priftat e atij vendi, komandanti i muslimanëve dhe kadia musliman. Duhej të sqarohej një gjë, ajo ishte se – Kutejbe kishte hy në këtë vend pa i thirr fare në Islam-.Është dasht sëpari ai të i thirr në Islam banorët e Samarkandit, e nëse nuk e pranojnë i vehet atyre xhizje – tatim.Ky djaloshi i tha kadiut : Kutejbe ka hy në vendin tonë pa na thirrë ne së pari në Islam.Kadiu u çudit, tha : o Kutejbe a është e vërtetë kjo çka po thotë ky djalë? Aty pranë ishin shumë e shumë prifërinj të mëdhenj që vetëm dëgjonin se çfarë do të ndodhë.Kutejbe tha : e vërtetë, o kadi, nuk i kam ftuar së pari në Islam, por ti e din se lejohet mashtrimi në luftë.Kadiu i tha : ti ke bërë aq gabim të madh, saqë tash detyrohesh ti me gjithë ushtrinë tënde të lësh Samarkandin, sepse i ke hy në hak këtij vendi.Kadiu musliman i tha : të urdhëroj të tubosh ushtrinë tënde ku e ke e ku se ke, të dilni menjëherë prej këtu, e bashk me ju do të dal edhe unë.Priftërinjtë u çuditën nga ajo çfarë dëgjonin veshët e tyre, a thua kjo me siguri do të ishte drejtësia më e madhe në historinë e njerëzimit.E në mbrëmjen e asaj nate u dëgjuan vrapimet e kuajve dhe ecja e ushtrisë së madhe e cila e lëshonte Samarkandin. Ajo dilte prej këtij vendi, por mbrapa i la banorët e saj duke qajt e duke vajtuar se asnjëherë nuk kishin parë e as dëgjuar për një drejtësi të tillë.U mblodhën gjithë priftërinjtë dhe krerët e popullit të Samarkandit e shkuan në shatorat e ushtrisë muslimane që gjendeshin larg fort larg nga qyteti, dhe të gjithë dëshmuan la ilahe ilallahMuhamedun Resulullah.Kjo ishte dhe është historia më e drejtë që njeh njerëzimi, fillimi është Islam por edhe fundi është Islam.

Të ngjajshme

Ditët e para të muajit gusht kanë sjellë dyndje të shtetasve nga Kosova që vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet. Sipas të dhënave zyrtare rreth 30 mijë shtetas nga Kosova dhe vendet e  rajonit kanë hyrë në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet pikës kufitare të Morinës, me afro 5300 automjete.

Për përballimin e fluksit të rritur në këtë periudhë, Pika e Kalimit Kufitar në Morinë ka mbajtur në punë 10 sportele , 7 në hyrje dhe 3 në dalje. Sipas burimeve, në pikun e lëvizjes, hapen edhe 2 sportele të tjera shtesë, duke e çuar në 12 numrin e atyre  që përpunojnë të dhënat e hyrje daljeve në këtë pikë

Pjesa më e madhe e shtetasve që hynë në tokën shqiptare kanë si destinacion breg-detin shqiptar për të kaluar pushimet, por ka edhe nga ata që përdorin Rrugën e Kombit si pikë tranziti. Edhe në dalje numri i shtetasve është tepër i lartë sidomos gjatë orëve të mbrëmjes.

Një pjesë e madhe e pushuesve kosovarë zgjedhin të kalojnë pushime ditore në Shqipëri, por edhe kthimi i emigrantëve në Kosovë kanë ndikuar në rritjen e numrit të lëvizjes në Morinë. Në total gjatë 24 orëve kanë lënë Shqipërinë dhe janë futur në Kosovë 17 mijë shtetas, shumica emigrantë kosovarë që shkojnë për pushime në vendlindje, ndërsa numri i automjeteve është mbi 4 mijë.

/Ora News.tv/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz